Biografia e z. Behgjet Pacolli.
Behgjet Isa Pacolli
Data,vendi i lindjes, familja
30 gusht 1951, Marec, Prishtinë. I biri i Isës dhe Nazmijes, i dyti nga 10 fëmijët, i martuar me znj. Masha Pacolli. Prind i pesë fëmijëve, tri vajzave dhe dy djemve (Arbreshës, Selenës, Hanës, Isës dhe Diarit).
Edukimi fillestar
Edukimi fillor në Marec – Kosovë.
I mesëm
Edukimi i mesëm në Prishtinë.
I lartë
1970-1973 Instituti i Tregëtisë së jashtme Hamburg, Gjermani
Specializimi
1982-1983 Master në Marketing dhe Menaxhment – Instituti Mösinger Zurich.
Profili profesional eksperienca
● 1974-1975 Korrespondent për gjuhë të huaja dhe zëvendësdrejtor për zhvillim pranë Kombinatit të Tekstilit, Gjilan.
● 1976 Drejtor komercial për zhvillim rajonal i Kompanisë
Peter Zimmer, Kufstein Austri.
● 1977-1980 Drejtor komercial në kompaninë Interplastica
Project Engineering në Morbio Inf. Zvicër.
● 1980-1990 Drejtor Gjeneral Interplastica
Project Engineering në Morbio Inf. Zvicër.
● 1990 Themelues, President dhe titullar i Mabetex
Project Engineering, Lugano Zvicër.
● 1992-2009 President i CRS-Credito per lo sviluppo e
ristrutturazione, Lugano Zvicër;
● President i Mabco Construction, Lugano Zvicër
● President i Swiss Diamond Hotel Management, Bermuda;
● Titullar i Korporatës Interfin Finance Londër;
● Titullar i Mabetex International (i shtrirë 18 vende të
botës);
● Titullar i kompanise së sigurimeve Siguria, Prishtinë;
● Aksionar mazhoritar në Bankën Ekonomike, Prishtinë;
● Titullar i Saranda Properties, Astana Kazakistan;
● Titullar i Sine Tempore International ;
● Titullar i agjensionit Diamond Travel;
● Titullar i Nuova Bernasconi – Lugano
● Anëtar i bordit në disa kompani nëpër botë
Veprimtaritë tjera humanitare
● Sponsor kryesor i Fondacionit Aleksandër Moisiu;
● Themelues i Fondacionit dhe jetimoreve “Bambini Di Sakha”
● 1993 – Themelues dhe sponsor i spitalit për strehimin dhe përkujdesjen e fëmijëve të braktisur që lindin me probleme fizike në Sakha);
● 1999 – Në bashkëpunim me Fondacionin “Insieme per la pace” dhe zonjën Fanfani, intervenon masivisht në ofrimin e ndihmave në Kukës, Ivangrad, për të dëbuarit nga Kosova;
● Mbështetje spitaleve në Kosovë me barna dhe preparate medicinale;
● Themelues i Fondacionit Ibrahim Kodra,Lugano;
● 2000-2004 – Mbështetje për ngritjen e infrastrukturës së TMK-së në Prishtinë dhe kontribut në pajisjet profesionale të saj;
● 2005 – Mbështetje për ngritjen e Qendrës memoriale në Penuhë të Podujeves;
● 2004 – Ndërmjetësimi dhe lirimi i pengjeve në Afganistan (pas një qëndrimi trejavor me sukses arrin të lirojë tre pengjet, punëtorë të OKB-së, Shqipe Hebibit, Annete Flaninghan dhe Angjilito Najan;
● 2006 – Ndërmjetësimi dhe lirimi i gazetarit të marrë peng në Afganistan, Gabrielle Torsello;
● 2006 Fondacioni Behgjet Pacolli, Prishtinë (bursa studimore, asistencë sociale për njerëzit në nevojë, ndërtimi i shtëpive për skamnorët dhe kontribute tjera në jetën sociale dhe kulturore);
● 2007 – Kontribut në ndërmjetësimin dhe lirimin e 23 pengjeve koreanë në Afganistan;
● 2008-2011 – Lobim permanent për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran;
● 2007 Projektues, sponsor dhe financues i gjithë infrastrukturës së Universitetit Amerikan në Kosovë AUK;
● 2009 Financon ndërtimin e zgjerimit të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës;
● 2008 Financon projektin e rindërtimit dhe restaurimit të xhamisë së Llapit në Prishtinë (objekt në kuadër të trashëgimisë kulturore të Kosovës);
● Sponsorizues i sportit dhe kulturës në Kosovë;
● Kontribut tërësor në ndërtimin e strehimoreve dhe shtëpive për familjet skamnore; (në vazhdim e sipër)
● Asistencë në dërgimin për shërim jashtë vendit të dhjetëra pacientëve në vit; (në vazhdim e sipër)
● Asistencë sociale invalidëve dhe personave në nevojë (pagë mujore); (në vazhdim e sipër)
Veprimi dhe angazhimi politik
Promovues dhe Themelues
● 1999 FORK – Fondacioni për Rindërtimin e
Kosovës, Prishtinë;
● 2000 Themelues i UASH, Unioni i Afaristëve Shqiptarë, Lugano;
● 2004 Themelues i SEED, Fondacioni për zhvillim ekonomik të Evropës Juglindore, Washington (Fondacioni promovues dhe lobues i pavarësisë së Kosovës);
● 2005 Themelues i organizatës New Kosova Alliance, Washington (organizatë lobuese për pavarësinë e Kosovës, 2005-2007);
● 2006 Themelues dhe Kryetar i Partisë Politike Aleanca Kosova e Re, AKR (parti politike që në zgjedhjet e para në vitin 2007, renditet si partia e tretë politike në vend);
● Anëtar i Center for International and Strategic Studies CSIS (Qendra për Studime Strategjike Ndërkombëtare), Washington, Këshilltar permanent i Komitetit të udhëhequr nga Henry Kissinger;
● 2007-2010 Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës ;
● 2011 Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës (mandati i dytë)
● 2011 PRESIDENTI i Republikës së Kosovës
● 2011 Inicues dhe nënshkrues i marrëveshjes së koncensusitpolitik për reformat kushtetuese dhe zgjedhore.
● 2011 ZËVENDËS KRYEMINISTËR I PARË i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përgjegjës për politikën e jashtme dhe investimet e huaja.
Vlerësime
● Dekoratat e TMK;
● Vlerësime dhe tituj nderi nga Universiteti i Teknologjisë së Roçester (Rochester);
● Dekorata nga AUK (Universiteti Amerikan në Kosovë)
● Dekoratat e larta të Shtetit të Perusë, Presidentit të Perusë;
● Dekorata më e lartë shtetërore e Federatës Ruse (vlerësimet në arkitekturë), qytetari i dytë i huaj pas amerikanit Armand Hammer që e merr këtë dekoratë;
● Qytetar nderi i Astanës, Republika e Kazakistanit;
● Konsull nderi global i Liberisë (2002-2008);
● Ambasador i Paqes (Universal Peace Federation);
● Kalorës i Paqes Globale i Mijëvjeçarit; dhënë nga Centro Internazionale per la Pace fra i Popoli (Qendra Ndërkombëtare për paqen mes popujve) çmim i dhënë dhe Michail Gorbaciov, Perez De Cuellar, S.S. Giovanni Paolo II, Luciano Pavarotti, Helmut Kohl, Nënë Tereza e Kalkutës, Kofi Annan, Bill Gates, etj;
● Mirënjohja nga Fondacioni Nelson Mandela;
● Mirënjohja nga Fondacioni Clinton Global Initiative.
● Qytetar nderi i qytetit të Lezhës – Shqipëri
● Titulli Doctor Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës
● Nderohet me “Çelësin e Tiranës”
Gjuhët
Gjuhë amtare: Shqip
Gjuhë të huaja
Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Rusisht, Spanjollisht, Serbo-Kroate, etj.
Publikimet
• Publikime të ndryshme nga sfera socio-ekonomike, politike dhe kulturore;
• Themelues dhe botues i revistës “Albanica”.
• Themelues i gazetës ditore “Lajm”
• Autor i librit autobiografik “Nga sfida në sfidë, Jeta Behgjet Pacolli, 2010.
Të dhëna tjera
www.behgjetpacolli.com
http:// www.mabetex.com/
http:// www.ks-siguria.com/ks-siguria/
http:// www.swissdiamondhotel.net
Forumet në gjuhën angleze
http:// www.pacollikosovo.com/
http://pacolliafghanistan.com/
http://www.pacollimabetex.com/
http://www.pacollidiamond.com/
http://www.pacolligroup.com/
http://www.mabetexconstruction.com/
www.balkanwelfare.org
në gjuhën gjermane
http://www.behgjetisapacolli.de/
http://www.behgjetpacolliafghanistan.de/
http://www.behgjetpacollikazakhstan.de/
http://www.behgjetpacollikosovo.de/
http://www.behgjetpacollimabetex.de/
http://www.behgjetpacollirussia.de/
http://behgjetpacolliswitzerland.de/
http://www.behgjetpacolliusa.de/
http://www.bpacolli.de/
http://www.bpacolli.ch/
http://www.behgjetisapacolli.ch/
http://www.pacolligroup.ch/
http://www.mabetexconstruction.ch/
http://www.pacollikosova.ch/
http://www.pacollibalkan.ch/
http://www.pacollimabetex.ch/
në gjuhën shqipe
http://behgjetpacollirussia.al/
http://www.behgjetpacolliusa.al/
http://www.behgjetpacollimabetex.al/
http://www.behgjetpacollikazakhstan.al/
http://behgjetpacolliitaly.al/
http://www.behgjetpacolliafghanistan.al/
http://behgjetpacolliswitzerland.al/
në gjuhën ruse
http://behgjet-friends.ru/
http://behgjet-pacolli.ru/
http://behgjetbiography.ru/
http://behgjetbusiness.ru/
Behgjet Pacolli në Afganistan
KB “nuk kanë ndërmarrë asgjë për ta ndihmuar pengjet”
Biznesmeni dhe milioneri Kosovarë i cili negocioj lirimin e Annetta Flanigan në Afganistan ka kritikuar Kombet e Bashkuara për injorimin e gjendjes së saj të vështirë, ka theksuar Pacolli, I cili ka ofruar 1,5 milion Dollar amerikan (1,13 milion €) kidnapuesve të saj, një ditë para lirimit të Annetta Flanigan dhe të dy të punësuarave të tjera të KB . Ai, theksojë se Organizatat e Kombeve të Bashkuara ka qenë skajshmërisht pasive dhe faktikisht kishte braktisur Kabullin gjatë zënies peng të tyre.

Shqipe Hebibi dhe Behgjet Pacolli
Flanigan, nga Richhill, Co Armagh, është ende në kryeqytetin Afgan e cila po rikuperohet. Ajo do të fluturojë për në Dubaj me bashkëshortin e saj Jose Aranaz për pushim disa ditorë. Shokët thonë se ajo shpreson ti kalojë Krishtlindjet me nënën e saj në Irlandën Veriore.
Ekziston një mister i thellë se si dhe në që mënyrë është liruar ajo, për çka ekziston frika te zyrtarët në perëndim se ndonjë harç mund të jetë paguar për këtë.
KB, si me rastin e kidnapimit të tyre po mbajnë akoma në të njëjtin nivel statusin e mësheftësisë së tyre në Kabul për këtë rast.
Mbrëmë, Pacolli, refuzojë të komentojë mënyrën e lirimit të tyre. Ai i quajti kidnapuesit e tyre si “diletant” dhe “bandit” të cilët i mbanin pengmarrësit e tyre, vetëm disa metra, ose ma së shumti një kilometër larg nga vendi ku ato u kapen në Kabul.
Flanigan dhe shoqërueset e tyre të marra peng Angelito Nayan, një diplomate Filipinase, dhe Shqipe Hebibi nga Kosova, i kanë deklaruar KB se gjatë mbajtjes së tyre peng në momente të caktuara kanë qenë të terrorizuara dhe surreal.
Pengmarrëset kanë deklaruar se gjatë mbajtjes së tyre, ato kanë luajtur me letra për të krijuar lidhje ma të mira me shoqëruesit e tyre. Pengmarrësit e kanë identifikuar veten në vend të emrave me nofkat e tyre, që simbolizonin gjatësinë dhe ngjyrën e mjekrës. Gjatë netëve ato nganjëherë janë transferuar këmbë nga një shtëpi te tjetrën dhe janë kërcënuar se do ti vriten pas kalimit të afateve të përcaktuara kohore, nëse nuk u plotësohen kërkesat e tyre.
Pacolli, duke folur nga shtëpia e tij në Zvicër ka deklaruar se: “Kombet e Bashkuara kanë qenë shumë pasive në këtë rast. Për festivalin Eid (ishte praktikë e grupeve të caktuara të pengmarrësve të lironin ndonjë nga robëruesit e tyre për këtë ngjarje), por shumica e stafit të KB në atë periudhë kohore ishin jashtë vendit. Njerëzit e KB që ishin përgjegjës për sigurinë e stafit të tyre në atë kohë nuk ishin në Kabul. Tri pengmarrëset ishin në duart e banditëve dhe askush nga KB nuk u interesuan për to”.
Behgjet Pacolli; Afganët me shpresë te pengjet e tyre

Behgjet Pacolli
Biznesmeni Kosovar, Behgjet Pacolli, i cili thekson se është i afërm i Hebibes i deklarojë “The Associeted Press”, se Hebibja ka bërë një bisedë telefonike satelitore me një shoqe të sajën në Kosovë të Hënën.
Dhe porosia e saj është përcjellë te familja e saj në Kosovë, tha ai.
Pacolli gjatë qëndrimit në Afganistan kishte takuar ish Presidentin e këtij vendi Burhanuddin Rabbani, të Hënën, me që rast deklarojë se ka përcjell porosinë te kidnapuesit nëpërmes të “njerëzve me ndikim” dhe se ka marrë një përgjigje.
Ai po ashtu deklarojë se pret te ketë “sukses” mision i tiji, duke theksuar se nuk ofruar as një shpërblim për këtë.
Kidnapuesit e personelit në Afganistan deklarojnë se qeveria është pajtuar me kushtet e lirimit të tyre
Kidnapuesit e të tri të punësuarave të KB në Afganistan kanë deklaruar se qeveria është pajtuar me kushtet e lirimit të tyre të Mërkurën, por kjo nuk është konfirmuar nga zyrtarët kryesorë, ndërsa zyrtarët kryesorë të SHBA`ve kanë deklaruar se ky veprim do të inkurajoj peng marrjen në të ardhmen.

Shqipe Hebibi djathtas
Kidnapuesit Taliban u janë kërcënuar pengjeve të tyre se do ti vrasin Annetta Flanigan nga Irlanda Veriore, Shqipe Hebibi nga Kosova, dhe diplomaten Filipinase Angelito Nayan, nëse 26 të burgosurit Taliban nuk lirohen nga burgjet, disa nga të cilët mund të jenë duke u mbajtur nga SHBA`të.
Mulla Sabir Momin, një nga personat që pretendon se fletë në emër të Armatës Myslimane Army of Muslims) i ka deklaruar Reutersit, se grupi ka pas biseda me qeverinë dhe me zyrtarë të KB me ndihmën e ndërmjetësueseve të Mërkurën.
“Ndërmjetësuesi na ka deklaruar se qeveria i ka pranuar kërkesat e tyre …
Behgjet Pacolli ka siguruar Lirimin e Pengjeve të marra në Afganistan
Të gjitha gazetat ditore në Kosovë kanë shkruar në faqet e tyre të para për lirimin e Shqipe Hebibit dhe të kolegeve të saja të cilat ishin kidnapuar në kryeqytetin e Afganistanit në Kabul.

Behgjet Pacolli
Gazeta “KOHA Ditore” ka shkruar në faqen e parë të saj se pengjet janë lanë të lira në një lokalitet të pa identifikuar në Kabul rreth orës 6 të mëngjesit.
Gazeta tjetër ditore “LAJM” ka shkruar në faqen e saj të parë se shefi i UNMIK-ut Jessen Petersen dhe Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi, kanë vizituar familjen e Hebibes në Pejë dje. Peterseni, është cituar të ketë thanë se: “ Kjo është një ditë e gëzuar për familjen e Shqipes dhe për të gjithë të tjerët në Kosovë, dhe kjo është arsye që erdhëm për ta ndarë gëzimin me familjen tuaj”.
“KOHA Ditore”, ma tutje citon edhe deklaratën e Qeverisë Afgane me që rast ata theksojnë se nuk ka pas ndonjë marrëveshje me kidnapuesit për lirim të pengjeve, përkundër deklaratave të militantëve se Flanigan e Nayan janë lanë të lira pas lirimit të 24 Talibanve të burgosur dhe se Shqipja është liruar pas apelit që ka bërë Biznesmeni Kosovarë Behgjet Pacolli.
Behgjet Pacolli liron pengjet në Afganistan
Tri të punësuarat e Kombeve të Bashkuara të kidnapuara në Kabul janë liruar të pa lënduara dje, duke përfunduar tri javë të përvojës së tyre të hidhur, të përcjella me frikë nga militantet Afgan të cilët përdornin veprime frikësuese, ti cilat janë të njohura për përdorim të tyre nga ana e terroristëve për ti frikësuar dhe dëbuar nga vendi.

Behgjet Pacolli djathtas
Pengjet janë lanë të lirë në një lokacion të pa identifikuar në Kabul dje rreth orës 6,00 në mëngjes, ka deklaruar Ali Jalali, Ministër i Punëve të Brendshme të Afganistanit. Pas lirimit të tyre ato u dërguan në bazën ushtarake e cila është në përdorim të njësiteve të NATO`s për Asistencë dhe Siguri Ndërkombëtare, ku u kontrolluan nga ekipet mjekësore dhe nga ku i thirren familjet e tyre.
Sekretari Gjeneral i KB, Kofi Annan, ka deklaruar se ishte “thellësisht i lehtësuar” me lirimin e pengjeve dhe se ka folur me çdo njërën nga to me telefon.
Annetta Flanigan, nga Irlanda veriore, Shqipe Hebibi një grua Kosovare dhe Angelito Nayan një diplomate Filipinase, ishin duke vozitur një automobil nëpër rrugët e Kabulit rreth mesditës me 28 tetor, kur njerëz të armatosur e ndalën automobilin e tyre, i nxirren nga aty i lidhen dhe i futen në një automjet tjetër.
Behgjet Pacolli, një i afërm i zonjës Hebibe i cili kishte udhëtuar për në Kabul për të negociuar lirimin e mundshëm të pengjeve, theksojë në një intervistë me telefon, se zyrtaret Afgan i kanë thanë atij të Hënën mbrëma se të tri gratë do të lirohen të nesërmen. Ai gjithashtu tha se Shqipe Hebibi, të cilën nuk e kishte parë, do të kthehet në Kosovë sa ma parë që të jetë e mundur.
“Unë jam shumë, shumë i lumtur” tha Pacolli.
Dje ishte pa njohur se kush ishin kidnapuesit e tyre Jaish-e Muslimeen, e njohur pak ma parë si krah i grupit Taliban, ka deklaruar se janë duke i mbajtur të tri gratë e kidnapuara dhe se për çdo ditë kanë kontaktuar agjencitë e lajmeve duke i bërë të njohura kërkesat e tyre të afatizuara, të cilat shtyheshin afat pas afati.
z. Jalali, tha se kidnapuesit ishin “kriminel” të cilët mund të jenë nxitur dhe shtyrë nga grupet militante të ndërmarrin këtë veprim. Ai tha se lirimi i tyre nuk është bërë me ndërmarrjen e veprimeve ushtarake ose me pagesën e ndonjë shume të parave si haraç për lirim të tyre. Ai ka mohuar njoftimin e zëdhënësit të Jaish-e-Muslimeen dhënë dje agjencive të lajmeve se pengjet janë liruar në këmbim për lirimin e 24 të burgosurve Taliban që i mbante qeveria.
“Ne nuk bëjmë as një marrëveshje me terroristet’, tha z. Jalali në konferencën e lajmeve, “Nuk është paguar as ndonjë shumë e parës, e nuk është liruar as ndonjë i burgosur dhe se nuk është plotësuar as një kërkesë e tyre”.
Forcat e sigurisë Afgane dhe ndërkombëtare kanë kontrolluar disa shtëpi në perëndim të Kabulit të Hënën, ku pyeten banoret për pengjet, nga ky kontroll ata konfiskuan një kompjuter, harduer dhe telefona mobil, por mbetet e pa qartë se a ndikojë kjo në lirimin e tyre, z. Jalali tha se një person është vrarë dhe katër të tjerë janë lënduar në sulme të ndara në veri të Kabulit të Hënën.
Sekretari i Përgjithshëm i KB, z. Annan tha se, “KB do të vazhdojnë të punojnë për forcimin e sigurisë së stafit të vet, me qellim që tu mundësohet atyre plotësimi i mandatit të tyre për paqe, rindërtim dhe demokraci në Afganistan”.
z. Jalali u zotua se do të ndjek kidnapuesit e djeshëm. “Këso rastesh nuk duhet të përsëriten ma dhe se as njëherë nuk do të tolerohen”.
Victoria Burnett nga Islamabad
Artikulli nga Financial Times – UN workers held in Kabul released unhurt
24. 11. 2004
Behgjet Pacolli ka siguruar lirimin e pengjeve të marra në Afganistan

Behgjet Pacolli Afghanistan
Dy nga tri pengjet e Kombeve të Bashkuara të cilat mbaheshin peng nga militantet në Afganistan kanë telefonuar në shtëpitë e tyre, duke shpresuar se ndoshta të tria do të lirohen. Autoritete Afgane kanë deklaruar se janë duke përgatitur dhe siguruar variantet e mundshme për lirim të tyre dje, sipas afatit të dhënë nga kidnapuesit e tyre”, ndërsa kërkesat dhe afatetet e përcaktuara nga ta vijnë dhe shkojnë.
Jawed Ludin, zëdhënës i Presidentit Hamid Karzai, tha se ka pas progres në përpjekje për të bindur kidnapuesit të lirojnë Shqipe Hebibin, Angelito Nayan dhe Annetta Flanigan, të cilat u rrëmbyen 12 ditë ma parë në Kabul.
Zonja Shqipe Hebibi, nga Kosova i ka telefonuar një shoqes së saj në Kosovë dhe i ka thanë se ajo është mirë dhe shpreson se s`shpejti do të jetë në shtëpi, sipas Behgjet Pacollit, një i afërm i saj i cili po qëndron në Kabul duke u munduar me e sigurua lirimin e saj. Zonja Angelito Nayan, diplomate Filipinase në bisedën e saj telefonike që ka pas me Ministrin e Punëve të Jashtme të Filipineve në Manilë të Hënën, ka thanë se është mirë, ka raportuar për këtë Agjencioni Associated Press.
Victoria Burnett
Artikulli nga Financial Times – [Kabul hopes rise for hostages' release]
10. 11. 2004
Behgjet Pacolli: Jam i sigurt se Shqipja do të lirohet

Behgjet Pacolli Afghanistan

Behgjet Pacolli per Shqipe Hebibi
Behgjet Pacolli, një biznesmen Kosovar, i cili shkojë në Kabul për ta liruar Shqipe Hebibin, tha se ai është optimist se që të tre pengjet e marrë do të lirohen të Enjtën.
Pacolli për gazetën ditore “LAJM” deklarojë se ka informacione nga burime të besueshme, të cilat ai nuk deshi me i identifikuar kur deklaroj se: “Jam i sigurt se ato do të lirohen, është vetëm çështje procedurash që kjo të realizohet”.
Biznesmeni Kosovar, Behgjet Pacolli, ka qëndruar një javë në Afganistan, ka thanë se ka përmbyllur marrëveshjen me kidnapuesit dhe shpreson se do të kthehet në Kosovë me Shqipe Hebibin, e kidnapuar me 28 Tetor.